Policia nis fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!” Lajme Gazeta Express 26/11/2026 7:03 Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijesuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, me moton “Dhuna në familje nuk është një çështje private”, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Policia ka bërë thirrje që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të mos trajtohen si çështje private, por si shkelje të të drejtave të njeriut dhe vepra të dënueshme me ligj. Gjatë 16 ditëve të fushatës, zyrtarët policorë në të gjitha drejtoritë rajonale do të zhvillojnë aktivitete parandaluese dhe vetëdijesuese, përfshirë shpërndarjen e materialeve informuese, takime me komunitetin dhe aktivitete të përbashkëta me
Policia nis fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”