Një anije që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë është fundosur në orët e para të së enjtes, në brigjet veriore të ishullit Ibiza të Spanjës. Si pasojë, një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa 16 të tjerët kanë arritur të shpëtojnë. Sipas shërbimeve të emergjencës në Ishujt Balearikë, anija me emrin Med Emre u fundos rreth 25 deri në 30 milje detare në veri të Ibizës, transmeton Telegrafi.
Drejtori i Përgjithshëm për Emergjencat dhe Punët e Brendshme në qeverinë e Ishujve Balearikë, Pablo Gárriz, bëri të ditur se alarmi ishte pranuar rreth orës 01:20, nga kapiteneria e portit të Ibizës. Sipas tij, anija kishte pësuar një çarje në trupin e saj, e cila përfundimisht shkaktoi fundosjen. Pas incidentit, shërbimi spanjoll i shpëtimit detar ndërhyri me mjete lundruese dhe nga ajri, ndë