Zvicra publikon dy statistika të ndryshme për numrin e personave pa punë, një dallim që mund të krijojë konfuzion lidhur me gjendjen reale të tregut të punës në vend. Sipas një analize të publikuar nga mediumi zviceran SWI swissinfo.ch , diferenca shpjegohet me mënyrën se si autoritetet i regjistrojnë dhe i llogarisin personat e papunë. Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) përfshijnë kryesisht personat e regjistruar në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV), transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, Zyra Federale e Statistikave përdor standardin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili përfshin edhe personat që kërkojnë punë, por nuk janë të regjistruar në zyrat e punësimit. Dallimi është i konsiderueshëm. Në dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave të Zyrës Feder