Vdes Strobe Talbott, diplomati i Presidentit Clinton që negocioi me Rusinë përfundimin e luftës së Kosovës Lajme Gazeta Express 26/11/2026 23:56 Strobe Talbott, ish-gazetar i revistës “Time”, i cili më vonë shërbeu si zëvendëssekretar i Shtetit gjatë administratës së presidentit Bill Clinton dhe më pas drejtoi Institutin Brookings, ka vdekur të enjten në moshën 80-vjeçare. Djali i tij, Devin Talbott, konfirmoi se ai ndërroi jetë në paqe, pas një sëmundjeje të gjatë, në shtëpinë e tij në East Hampton, në Nju Jork. Talbott ishte diplomuar në Universitetin Yale dhe në Universitetin e Oksfordit, ku kishte qenë bashkëbanues me Bill Clintonin.
Gjatë qëndrimit në universitetin britanik, pasi kishte kryer një praktikë në revistën “Time” në Moskë, revista i kishte kërkuar të ndihmonte në përkthimin