Liverpooli është shumë i kënaqur me trajnerin Andoni Iraola dhe tashmë ka nisur planifikimin e përforcimeve për afatet e ardhshme kalimtare në bashkëpunim me teknikun spanjoll. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur diskutimet me Iraolan për planet e së ardhmes. “Ata tashmë janë duke diskutuar me Andoni Iraolan për planet e ardhshme dhe atë që dëshirojnë të bëjnë.
Janë shumë të kënaqur me trajnerin, ndërsa edhe ai është i lumtur me projektin e Liverpoolit. Ai ka raporte shumë të mira me lojtarët”, deklaroi Romano në kanalin e tij në YouTube. Liverpooli aktualisht renditet në vendin e katërt në Ligën Premier, me shtatë pikë më pak se lideri Arsenal, ndërsa ka vetëm një pikë diferencë me Brightonin dhe Manche