Miliarderi amerikan, Todd Boehly ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ruse të naftës Lukoil për blerjen e aseteve të saj ndërkombëtare, në kuadër të një konsorciumi ku përfshihet edhe qeveria amerikane. Transaksioni, i cili vlerësohet rreth 16 miliardë dollarë, parasheh shkëmbimin e letrave me vlerë të Lukoil-it, në vlerë prej 10 miliardë dollarësh, me portofolin ndërkombëtar të kompanisë ruse. Asetet përfshijnë fusha nafte, rafineri dhe një rrjet të madh pikash karburanti në disa vende të botës.
Kompania ka operacione në rreth 40 shtete dhe prodhon afërsisht 350 mijë fuçi naftë në ditë, shkruan reuters . Në kuadër të marrëveshjes, përfshihet edhe Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), përmes së cilës Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në pronësinë e