Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë nëse ka pasur keqpërdorime me naftën në NTP Shkupi

Konsum më i ulët i karburantit, më shumë autobusë në qarkullim dhe ulje e ndjeshme e borxheve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NTP) Shkup. Këto janë disa nga rezultatet që prezantoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë paraqitjes në emisionin „Klik Plus“ në TV21, duke folur për punën e ndërmarrjes publike të transportit. Gjorgjievski theksoi se, krahasuar me vitin e kaluar, NTP-ja disponon të paktën 50 autobusë më shumë në qarkullim, ndërsa njëkohësisht është realizuar kursim prej rreth gjysmë milioni euro për karburant.

Ai nënvizoi se këto të dhëna nuk janë të rastësishme, por bazohen në gjendjen faktike në ndërmarrje dhe në informacionet e marra nga udhëheqësia dhe ekipi menaxhues i NTP-së. Kryetari i Shkupit foli edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjes, duke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *