Sllovenia po kërkon që Serbia të përmbushë detyrimet e saj për trashëgiminë e ish-Jugosllavisë, përfshirë dorëzimin e arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave në Lubljanë, në një çështje që lidhet edhe me akuzat ndaj komisares evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Sipas mediave evropiane, insistimi i Lubljanës është reflektuar edhe në deklaratën përfundimtare të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, ku u përfshi thirrja drejtuar vendeve përkatëse që të përmbushin detyrimet e mbetura nga Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ndonëse Serbia nuk përmendet drejtpërdrejt në dokument, diplomatët evropianë vlerësojnë se formulimi është rezultat i presionit të Sllovenisë ndaj Beogradit.
Kryeministri slloven, Janez Janshaa, ka kërkuar vazhdimisht që Serbia