A ka Shqipëria një politikë të jashtme? OP/ED Gazeta Express 11/05/2026 9:54 Shkruan: Ditmir Bushati Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të deridjeshëm, prej të cilit ne shqiptarët përfituam, po shpërfillen gjithnjë e më shumë. Bota nuk është më e parashikueshme.
Politika e forcës është rikthyer dhe siguria është sërish në qendër të çështjeve ndërkombëtare. Shtetet, pavarësisht nga madhësia e tyre, kanë kohë që debatojnë së brendshmi në rrafshin politik, akademik e shoqëror për pasojat e kësaj situate. Historia na tregon se pasi një rend vendoset, ai qëndron për njëfarë kohe.
Pas Luftës së Parë Botërore, rendi zgjati dy dekada. Rendi tjetër që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore, zgjati katër dekada. Ndër