Gavi mbetet i vendosur ta fitojë një vend te Spanja për Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë, raporton “MARCA”. Mesfushori i Barcelonës e ka bërë të qartë ambicien e tij dhe paraqitjet e fundit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për përzgjedhësin Luis de la Fuente ta lërë jashtë planeve. 21-vjeçari ka qenë titullar në katër ndeshjet e fundit të Barcelonës, duke treguar rritje të dukshme në formë pas rikthimit nga lëndimi.
Ai la përshtypje të veçantë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ku u aktivizua pas pushimit dhe kompletoi 32 nga 33 pasime, para se ta nisë nga minuta e parë edhe derbin kundër Espanyolit. Gavi spikati edhe në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit, ku luajti 81 minuta, regjistroi 91 për qind saktësi në pasime dhe fitoi pesë duele, në një përballje që Ba