Aksidentohen dy automjete në autostradën Fier-Lushnjë Lajme Gazeta Express 10/05/2026 8:01 Dy automjete janë përfshirë në një aksident, që ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm. Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka dokumentuar rastin dhe ka normalizuar trafikun. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Shkaqet e plota pritet të përcaktohen nga ekspertiza. / A2Cnn Topics: #automjete #fier #aksidentohen