Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta nominojë Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit. Vendimi për nominimin e tij është miratuar njëzëri nga të gjithë anëtarët gjatë mbledhjes së mbajtur të shtunën. Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur propozimin duke theksuar njohjen e saj të afërt me Kurtin dhe vlerësimin për qasjen e tij politike.
Sipas Haxhiut, Kurti nuk e ka parë kurrë postin e kryeministrit si privilegj apo rehati personale, por si përgjegjësi për t’u shërbyer qytetarëve. “E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj.
Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty