Mundësitë në futboll, shpesh vijnë në momentet më të papritura, një e tillë i është hapur Ardon Jashari pas përplasjes së Luka Modric me Manuel Locatelli në ndeshjen Milan – Juventus. Mesfushori kroat ka pësuar një dëmtim në mollëzën e faqes, që ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale dhe e ka nxjerrë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit me fanellën kuqezi. Me mungesën e organizatorit titullar, trajneri Massimiliano Allegri pritet t’u japë më shumë hapësirë lojtarëve që kanë pasur më pak minuta deri tani.
Për shkak të profilit të tij teknik, Jashari, shihet si alternativa kryesore për rolin në mesin e fushës te Milani. Jashari iu bashkua klubit verën e kaluar për 34 milionë euro plus bonuse (duke e çuar investimin total në rreth 38–39 milionë euro), por deri më tani ka pasur pak mundësi