Ari në portofolin e rezervave për herë të parë në Kosovë Lajme Gazeta Express 07/05/2026 8:32 Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Kosovës, me përfshirjen e arit për herë të parë në portofolin e rezervave të saj, transmeton KosovaPress. Sipas BQK-së, përfshirja e arit në portofolin e rezervave të Kosovës për herë të parë përfaqëson hapin fillestar të një procesi afatgjatë të alokimit strategjik, duke reflektuar progresin më të gjerë institucional të këtij institucioni. “Ajo ndërtohet mbi qëndrueshmërinë tashmë të konsoliduar financiare të BQK-së, qeverisjen e shëndoshë dhe kornizën e kujdesshme të politikave.
Përmes menaxhimit të kujdesshëm financiar, alokimit efektiv të aseteve dhe qeverisjes së brendshme të