Përshtypjen e parë për çdo shtëpi nuk e krijojnë mobiliet e shtrenjta apo ndriçimi modern, por aroma që na pret që në prag dhe menjëherë ndikon në disponim, qetësi dhe ndjenjën e pastërtisë Prandaj, shumë njerëz kërkojnë një zgjidhje të thjeshtë që e bën hapësirën të freskët, por pa aromën e rëndë dhe artificiale që shpesh e kanë freskuesit komercialë. Ndërsa raftet e dyqaneve janë të mbushura me sprej dhe difuzorë me përbërës kimikë, zgjidhja më praktike mund të gjendet pikërisht në kuzhinën tuaj. Për një shtëpi që mban aromë të këndshme dhe natyrale, ju duhen vetëm një qese çaji dhe disa pika vaj esencial.
Truku me dorezën e derës: difuzor i padukshëm në çdo dhomë Mund të tingëllojë e pazakontë, por vendosja e një qeseje çaji në dorezën e derës është bërë një nga mënyrat më të thjeshta p