BDI: Dy timonierë në një anije që po fundoset, VLEN u bashkua që të shpërbëhet

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj shndërrimit të koalicionit VLEN në një parti të vetme. “Akti i djeshëm, ku disa subjekte politike u përpoqën të fshihen pas emrit të një partie, nuk është bashkim, por britma e fundit dëshpëruese për mbijetesë politike”, thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, ironia është e plotë, VLEN zgjodhi dy timonierë për të drejtuar të njëjtën anije që tashmë po fundoset me shpejtësi. “Kjo udhëheqje e fragmentuar është pranim i drejtpërdrejtë se në atë grupim mbizotëron mosbesim dhe fragmentim total.

Në vend të vizionit, ata ofruan treg të egove, sepse askush nuk deshi t’ia lëshojë vendin tjetrit, vendosën të shtiren si parti me dy kryetarë. E vërteta është e qartë: VLEN u bashkua vetëm që bashkërisht të shpërbëhet”, thuhet në reagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *