Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar dy personalitete të angazhuara në fusha të ndryshme të jetës publike, Besim Kodra dhe Visar Xani, duke i prezantuar si pjesë të rrugëtimit të ri me fokus në shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e institucioneve. Osmani ka theksuar se kontributi shumëvjeçar i Besim Kodrës në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, u bërë zë i tyre në raport me institucionet. “Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, aty ku njerëzit kanë pasur nevojë për ndihmë, dinjitet, mbështetje dhe shpresë.
Besimi zgjodhi përherë angazhimin. Ai zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim. Për pacientët.
Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, ka shk