Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy javëve të fundit

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në nivelin më të ulët të dy javëve të fundit, pas rritjes së shpresave për një marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila mund të ndikojë në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë. Sipas raportimeve, pas deklaratës së Pakistanit se pret një marrëveshje të shpejtë SHBA–Iran, çmimi i një fuçie standarde nafte ra me rreth 4 për qind, duke zbritur në pak mbi 96 dollarë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga 21 prilli, shkruan skynews.

Lufta në Iran, a po shkojmë drejt marrëveshjes? GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE Ekspertët e tregut vlerësojnë se çdo çmim nën 100 dollarë për fuçi shihet si zhvillim pozitiv për konsumatorët dhe ekonomitë globale, duke reflektuar një lehtësim të presionit të shkaktuar nga tensionet dhe lufta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *