Deliu kritikon VV: Dje folën për sukseset në shëndetësi, sot votuan kundër barnave për pacientët me kancer Lajme Gazeta Express 26/11/2026 11:03 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer. Deliu ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot votuan kundër rezolutës. Postimi i plotë: Dje na folën për sukseset në shëndetësi.
Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer. Kërkuam që pacientëve të mos u ndërpriten terapitë, që të shqyrtohet rimbursimi i atyre që i kanë blerë barnat me paratë e tyre dhe që institucionet të japin përgjegjësi për mung