Dogana e Kosovës ka njoftuar publikun dhe palët e interesuara se platforma Schwacke, e cila është përdorur deri më tani për vlerësimin doganor të automjeteve të përdorura, ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar ndërprerjen e qasjes në këtë shërbim. Sipas njoftimit, si pasojë e sulmit, qasja në platformën Schwacke është ndërprerë “në nivel evropian dhe më gjerë”, çka e bën të pamundur përdorimin e saj për një periudhë të caktuar kohore. “Si pasojë e këtij sulmi, qasja në këtë platformë është ndërprerë në nivel evropian dhe më gjerë, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj për një periudhë të caktuar kohore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Për të siguruar vijimësinë e procedurave doganore dhe për të shmangur vonesat në zhdoganimin e automjeteve, Dogana ka bërë të ditur se ka