Në analizën e tij për The Telegraph , gazetari David Blair, i cili prej dy dekadash ndjek zhvillimet në politikën e jashtme, vlerëson se Donald Trump ndodhet përballë tri opsioneve në përballjen me Iranin, por sipas tij, asnjëri prej tyre nuk është i favorshëm. Blair shkruan se deklaratat e presidentit amerikan duhen marrë me rezervë. Më 17 prill, Trump deklaroi për CBS News se Irani “kishte pranuar gjithçka”, por vetëm katër ditë më vonë, zëvendëspresidenti JD Vance anuloi papritur udhëtimin për në Pakistan për t’u takuar me përfaqësues iranianë, pasi në realitet pothuajse asgjë nuk ishte dakorduar.
Siç thonë shpesh diplomatët në samite, “asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka të jetë dakorduar”. Sipas Blair, mënyra e Trumpit për të bërë diplomaci e përmbys këtë logjikë, duke shpallur