“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm Lajme Gazeta Express 26/11/2026 22:11 Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, i ftuar sonte në emisionin “Politiko” në Kanal 10, foli për “prostestën” që bëri në Kuvend lidhur me rastet e vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Haradinaj tha se pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe nga Kosova, pavarësisht pranisë së institucioneve ndërkombëtare, përfshirë KFOR-in dhe UNMIK-un, ndodhën shumë vrasje të shqiptarëve. Ai ka theksuar se këto vrasje nuk duhet të shihen përmes ndarjeve politike, pasi viktimat ishin shqiptarë të pafajshëm.
“Me mbylljen e luftës dhe largimin e forcave serbe nga Kosova filloi dinamika e jetës. Edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, KFOR-it e U