Nga “shkuti” magjik i fëmijërisë dhe magjepsja pas rok-kulturës, te Radio Prishtina, festivalet që lanë gjurmë, “Evergreen” si adresë lirie në Pejë dhe “Nata Evergreen” si ritual i kujtesës në Radio Dukagjini. Feim Kurhasani vjen në një rrëfim për radion, muzikën, mërgatën dhe zërat që nuk i lë harresa Në jetën e disa njerëzve, koha nuk ndahet me data, por me tinguj. Te Feim Kurhasani, ajo ngjan më shumë me një valë radioje që nuk është ndërprerë kurrë.
Herë vjen nga fëmijëria në Gjakovë, herë ndalet në Pejën e rinisë, herë merr hov në Prishtinën e studimeve dhe të radios, për t’u kthyer sërish në Pejë, aty ku emri “Evergreen” lindi fillimisht si hapësirë artistike, e më vonë u shndërrua në një emision që prej 27 vjetësh i mban të hapura dyert e nostalgjisë. Në rrëfimin e tij nuk ka nxitim