Fëmijët me autizëm ndihen të diskriminuar dhe paragjykuar. Ata kërkojnë integrim të plotë në shoqëri dhe mbështetje më të madhe nga shteti sidomos në procesin e tyre të arsimimit. “Problemi më i madh është kur njerëzit më lëndojnë dhe thonë se nuk mund të bëj asgjë.
Ky është një problem i madh, prandaj duhet të kenë shumë kujdes se çfarë flasin në shoqëri për ne, për fëmijë si unë. Sepse, nuk ekziston diçka që ne nuk mund ta bëjmë vetëm se e bëjmë në një mënyrë tjetër. Dua të them se shteti duhet ta ketë parasysh, të kemi asistentë në shkollë fillore, të mesme dhe arsim të lartë”.- tha 12 vjeçarja Sipas Shoqatës “Autizëm AAMK” personat me autizëm shumë shpesh përjashtohen nga shoqëria në evente të ndryshme madje ka njerëz kur ndërrojnë rrugën kur shohin person me autizëm.
“Është e nevojshm