Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, ka theksuar rëndësinë e idesë evropiane si projekt që ka sjellë paqe, unitet dhe stabilitet në kontinent. Ai vlerësoi se, në kushtet e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive globale, perspektiva evropiane mbetet garancia më e fortë për një të ardhme të sigurt dhe demokratike për qytetarët. Gashi theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është vetëm proces politik, por edhe investim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së integrimit evropian, përmes reformave, dialogut dhe fqinjësisë së mirë, duke e parë këtë proces si pjesë të natyrshme të së ardhmes së saj. Ai shtoi se Kuvendi ka rol të rëndësishëm në avancimin e reformave dhe forcimin e i