Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin

Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin Lajme Gazeta Express 11/05/2026 10:12 Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Shtërpcë, që thuhet se është gjetur pa shenja jete të dielën. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Topics: #policia #thuhet #gjendet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *