Gjini i tronditur nga vdekja e Stojkajt: Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë Lajme Gazeta Express 11/05/2026 9:48 Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i tronditur për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkajt. Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se i ndjeri ishte një djalë i rrallë, i urtë dhe me një vullnet të madh për të bërë punë të mira për Deçanin dhe Kosovën Ai shtoi se ikja e Stojkajt është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e kishin bashkëpunëtor e mik. “Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, kryetarit Bashkim Ramosaj dhe të gjithë kolegëve në Deçan, miqve të tij dhe gjithë kolegëve në Aleancë. U pr