Vetëm pesë ditë pas lansimit, GTA VI ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme dhe ka shënuar rekorde të reja në industrinë e videolojërave. Shitjet në ditën e parë arritën në 3.79 miliardë dollarë, duke e bërë lansimin më të madh në historinë e argëtimit, në të gjitha kategoritë mediatike, transmeton Telegrafi. Sony ka konfirmuar gjithashtu se GTA VI shënoi lansimin më të madh në historinë e PlayStation, gjatë 32 viteve të ekzistencës së platformës dhe pesë gjeneratave të konzollave.
Sipas një artikulli të publikuar në blogun zyrtar të PlayStation, loja regjistroi 39 milionë lojtarë unikë në PS5. Ajo arriti gjithashtu numrin më të lartë të lojtarëve njëkohësisht aktivë në historinë e PlayStation, duke përfshirë titujt me shumë lojtarë, lojërat falas dhe ato me një lojtar. Në total, përdorue