Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Pllana Ventures, Mentor Pllana, ka vlerësuar se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, duke veçuar sektorët e energjisë, prodhimtarisë, teknologjisë dhe turizmit. Në një prononcim për Telegrafin, në kuadër të edicionit të dytë të “Dutch Business Day 2026”, të mbajtur në Prishtinë, Pllana ka folur për mundësitë që Kosova u ofron investitorëve ndërkombëtarë, potencialin e të rinjve dhe zhvillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e teknologjisë. “Momentin që jemi duke jetu është një moment epik në botë.
Rinia e Kosovës po punon me teknologjinë për kompanitë e botës, si Boschin, Siemensin e kompanitë, për shembull, si NT në Amerikë, po edhe kjo pjesa e prodhimtarisë, unë mendoj që tash ka një potencial të