IPKO vazhdoi të luajë një rol aktiv në zhvillimin e tregut të punës dhe fuqizimin e profesionistëve të burimeve njerëzore në Kosovë, përmes partneritetit ekskluziv me Power to HR, një nga platformat më të rëndësishme të HR në rajon. Samiti dyditor mblodhi profesionistë të HR-it, liderë të industrisë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të diskutuar temat që po formësojnë të ardhmen e punës, përfshirë transformimin digjital, zhvillimin e talenteve, lidershipin modern dhe ndërtimin e kulturave organizative të qëndrueshme. Si kompani lider në teknologji dhe telekomunikacion, IPKO mbështet iniciativa që nxisin inovacionin dhe avancimin e praktikave të burimeve njerëzore, duke kontribuar në ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Përgjatë samitit, Afr