Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 të burgosur nga Danimarka Lajme Gazeta Express 09/05/2026 21:42 Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka treguar se në prill të vitit 2027 pritet të vijnë të burgosurit e parë nga Danimarka, nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes dhe planit. Drejtori Dibrani gjithashtu tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk rekomandon marrëveshje të tilla si kjo me shtetin danez ku të burgosurit e Danimarkës do të transferohen në burgun e Gjilanit. “Mbetet në mandatin e kabinetit dhe institucioneve të tjera për të trajtuar secilën kërkesë që vije nga shtetet e ndryshme.
Ka kërkesa nga shumë shtete të Evropës, por natyrisht që rekomandimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës do të jetë