Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë deklarata të forta lidhur me konfliktet në rajon. Sipas tij, armiqtë e Izraelit nuk ndikohen nga numri i viktimave apo intensiteti i sulmeve ushtarake. Ai tha se për palën tjetër të konfliktit, çështja kryesore nuk është humbja njerëzore apo dëmet materiale, por kontrolli dhe marrja e territorit.
Smotrich shtoi se, në këtë kontekst, përfundimi i luftës duhet të shoqërohet me ndryshime të kufijve të Shtetit të Izraelit, duke përmendur Gazën, Libanin, Sirinë dhe Bregun Perëndimor si zona ku, sipas tij, duhet të ketë rishikime territoriale. Në deklaratën e tij, ai gjithashtu u shpreh se, sipas bindjes së tij personale, nëse do të kishte pasur vendimmarrje të plotë, disa prej këtyre territoreve do të ishin aneksuar shumë kohë më parë. Nd