EBU ka reaguar vetëm pak ditë para edicionit të 70-të të Eurovisionit (12–16 maj në Vjenë), duke i dërguar paralajmërim televizionit izraelit KAN për shkelje të rregullave të garës. Shkak u bë një video promovuese, ku përfaqësuesi i Izraelit, Noam Bettan, në 13 gjuhë u bënte thirrje shikuesve që të votonin 10 herë për Izraelin. Drejtori i Eurovisionit, Martin Green, konfirmoi se EBU u njoftua më 8 maj dhe brenda 20 minutash kontaktoi delegacionin izraelit, duke kërkuar që videot të ndaleshin menjëherë dhe të hiqeshin nga të gjitha platformat – kërkesë që, sipas EBU-së, u respektua menjëherë.
Israel’s Eurovision 2026 singer is doing promotional advertisements for Semi Final 1 this year in the languages of Azerbaijani, Dutch, English, French, German, Greek, Italian, Maltese, Portuguese, Span
Topics: #eurovisionit #ebu #izraelit