Juventusi fiton ndaj Lecces, shumë pak minuta për Zhegrovën

Juventusi fiton ndaj Lecces, shumë pak minuta për Zhegrovën Futboll Gazeta Express 09/05/2026 22:48 Juventusi është rikthyer të fitoret në Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Juventusit, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit italian. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi qysh në minutën e parë kur Dusan Vlahovic realizoi, shkruan Gazeta Express.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë tek në minutën e 83-të të takimit. Ylli kosovar e pati një rast të mirë shënimi, por nuk arriti të realizojë. Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 68 pikëve në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Lecce mbetet me 32 pikë në vendin e 17-të dhe ende nuk e ka siguruar mbijetesën në ligën elitare të Italisë. Topics: #juventusi #ndaj #fiton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *