LDK dhe PDK në Fushë Kosovë bojkotojnë vizitën zyrtare në Vlorë, shkak përbërja e delegacionit

Këshilltarët komunalë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në vizitën zyrtare të delegacionit të Kuvendit Komunal në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Të dy subjektet politike kanë kundërshtuar përbërjen e delegacionit, duke vlerësuar se në të janë përfshirë edhe persona që nuk janë pjesë e Kuvendit Komunal apo e institucioneve komunale. Përmes një njoftimi, LDK-ja në Fushë Kosovë ka bërë të ditur se ftesa e Këshillit Bashkiak të Vlorës i ishte drejtuar Kuvendit Komunal dhe se gjatë vizitës është paraparë mbajtja e një mbledhjeje të përbashkët solemne, si dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim Ndërinstitucional.

Sipas LDK-së, gjat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *