Leon Avdullahu, kyç në sezonin e parë te Hoffenheimi: Evropa e siguruar, fëmijëria me Hajdarin dhe idhulli Xhaka

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, është shndërruar shpejt në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hoffenheimit, duke lënë gjurmë që në sezonin e tij të parë në Bundesligë. Me paraqitjet e tij, 22-vjeçari ka ngritur nivelin e lojës personale, por edhe të skuadrës, e cila po lufton fort për ta siguruar një vend në garat evropiane – madje duke e mbajtur gjallë edhe ëndrrën për Ligën e Kampionëve. Në një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Bundesligës, Avdullahu ka treguar se ndihet i përshtatur maksimalisht në klub dhe se synimi i tij është të arrijë nivelin e lojtarëve që luajnë në Ligën e Kampionëve.

“Ndihem shumë rehat këtu. Hoffenheimi më duket si një familje. Kushtet janë ideale që unë të vazhdoj të zhvillohem, të luaj në Evropë sezonin e ardhshëm dhe të vazhdoj të paraqitem në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *