Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti i tij të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. Në shkresën e dërguar sot, Limaj ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe “bashkim politik”, duke e arsyetuar këtë si përpjekje për krijimin e një alternative më të fuqishme opozitare. “NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Limajt.
Në të njëjtën letër, Limaj thekson se një bashkim i tillë, sipas tij, nuk