Forcat amerikane kanë goditur dhe çaktivizuar dy anije cisternë me flamur iranian, “Sea Star III” dhe “Sevda”, teksa po tentonin të hynin në një port iranian në kundërshtim me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni ndaj Iranit. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmi u krye më 8 maj nga një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet i nisur nga aeroplanmbajtësja amerikane USS George H.W. Bush.
Aeroplani goditi me municione precize oxhaqet e anijeve, duke i lënë jashtë funksionit dhe duke penguar hyrjen e tyre në territorin iranian. Tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE Mediat amerikane raportojnë se kjo është hera e tretë brenda pak javësh që SHBA përdor forcë ushtarake për të zbatuar bllokadën ndaj Iranit. Më herët, një tjetër anije cisterne i