Në ditën e lindjes së heroit më të madh të kombit tonë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ndiej përulje të thellë për madhështinë e Arbërisë dhe për peshën politike e historike që ajo pati në Europën e kohës – një peshë që në kujtesën tonë kombëtare mbetet e gjallë edhe sot. Por, krahas kësaj përuljeje, ndiej edhe brengë: për mungesën e njohjes së historisë sonë nga një pjesë e madhe e shoqërisë dhe për mungesën e një përkushtimi më të madh institucional nga shteti shqiptar dhe nga shteti i Kosovës për ta ndriçuar, studiuar dhe promovuar këtë trashëgimi siç e meriton. Madhështinë e kësaj historie e përjetova personalisht këtë vit në Piana degli Albanesi.
Gjatë Pashkëve, ky vend arbëresh ishte i mbushur me vizitorë nga e gjithë bota. Më mbetën në kujtesë fjalët e disa vizitorëve