Mot i vranët dhe me riga shiu

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit.

Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezentë në qendër dhe jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

/Telegrafi/ Shqipëri Lajme Topics: #dhe #shiu #reshjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *