Muriqi hero i Fenerbahçes ndaj Shakhtarit, çmimin “Lojtari i Ndeshjes” ia dedikon gruas së tij Sport Gazeta Express 26/11/2026 10:57 Vedat Muriqi ka qenë protagonist i madh në fitoren e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar e realizoi golin e vetëm të takimit, duke ia siguruar skuadrës turke tri pikë shumë të rëndësishme, ndërsa pas ndeshjes u shpërblye edhe me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Pas përfundimit të sfidës, Muriqi nuk e fshehu kënaqësinë për triumfin, duke e theksuar rëndësinë e madhe të pikëve të fituara.
“Jam shumë i lumtur. E morëm një fitore vërtet shumë të vlefshme. Kjo ndeshje ishte jetike për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
I morëm tri pikë vendimtare”, deklaroi sulmuesi dardan, përcjell “Gazeta Express”. Ai i falënder