Kompania Neuralink e miliarderit Elon Musk ka marrë miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur një studim të avancuar klinik në SHBA, që synon të testojë sigurinë dhe efektivitetin e implantit të trurit N1. Studimi, i emërtuar LINK, do të përqendrohet te personat e rritur që vuajnë nga skleroza laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje neurologjike progresive që shkakton humbjen graduale të kontrollit të muskujve. Përmes kësaj teknologjie, Neuralink synon t’u mundësojë pacientëve të kontrollojnë pajisjet digjitale vetëm përmes sinjaleve të trurit, pa pasur nevojë të përdorin duart apo të lëvizin.
Kompania nuk ka bërë ende të ditur numrin e pjesëmarrësve në studim dhe as qendrat mjekësore ku do të zhvillohen testimet, raportojnë mediat . Miratimi i F