NATO rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë, Komiteti Ushtarak viziton KFOR-in në Prishtinë

Komiteti Ushtarak i NATO-s i kryesuar nga admirali Giuseppe Cavo Dragone, ka vizituar misionin e KFOR-it në Kosovë, të vendosur në Kampin “Film City” në Prishtinë. Gjatë vizitës, delegacioni është informuar nga komandanti i FSK-së gjeneralmajor Özkan Ulutaş, lidhur me situatën e sigurisë dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në fokus të diskutimeve ishte edhe garantimi i lirisë së lëvizjes dhe stabiliteti në terren, si dhe koordinimi i operacioneve me institucionet lokale të sigurisë.

Gjatë takimeve, Komiteti Ushtarak u informua gjithashtu nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Organizatës për Siguri dhe Bashk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *