Në spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses një ndërhyrje komplekse për heqjen e një tumori të madh

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se ka realizuar me sukses një intervenim kompleks kirurgjik te një pacient me një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme. Sipas njoftimit të spitalit, operacioni është kryer te pacienti me inicialet R.D., i lindur më 1957 dhe nga Mitrovica, ndërsa ndërhyrja është realizuar nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

Spitali ka bërë të ditur se pacienti është diagnostikuar me “Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin”, që sipas sqarimit në njoftim, bëhet fjalë për tumor malinj të indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë. Në njoftim thuhet se tumori kishte shtrirje invazive,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *