Nissan e-POWER fiton çmimin “2027 RJC Technology of the Year” në Japoni

Vozitje elektrike pa nevojën për karikim, konsum më i ulët i karburantit dhe mundësi për kursime të konsiderueshme. Gjenerata e tretë e teknologjisë hibride e-POWER e Nissan ka fituar çmimin prestigjioz “2027 RJC Technology of the Year” në Japoni, ndërkohë që po gëzon gjithnjë e më shumë popullaritet në tregun evropian. Gjenerata e tretë e teknologjisë hibride e-POWER ka fituar çmimin RJC për teknologjinë e vitit 2027, në edicionin e 36-të të RJC Car of the Year, organizuar nga Shoqata Japoneze e Hulumtuesve dhe Gazetarëve të Automobilizmit (RJC).

Ky vlerësim për inovacionin e Nissan vjen në një kohë kur teknologjia e-POWER po shënon sukses të konsiderueshëm në tregun evropian. Gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, versionet e-POWER përbënin rreth 40% të shitjeve totale të modeleve Qa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *