Një në katër të rinj në Kosovë nuk janë të punësuar Lajme Gazeta Express 29/04/2026 12:12 Rreth një në katër të rinj në Kosovë nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsim dhe as nuk janë të përfshirë në trajnime profesionale. Kështu thuhet në studimin e organizatës Demokracia për Zhvillim (D4D) mbi Indeksin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, raporton Ekonomia Online. Drejtoresha ekzekutive në Demokracia për Zhvillim (D4D), Rezarta Krasniqi shpjegoi mënyrën e realizimit të këtij hulumtimi.
Ajo, tha se është hera e dytë që Kosova vendoset si pjesë e këtij indeksi. “Për të realizuar sa më mirë hulumtimin, ne kemi organizuar edhe takime validuese me profesorë dhe ekspertë të ndryshëm në këtë drejtim. Andaj është hera e dytë që Kosova vendoset pjesë e indeksit të pjesëmarrjes së të rinjve, ku nga 25 indi