Një sukses i veçantë vjen nga Shkolla Fillore “Asdreni” në Pejë, ku nxënësi Fron Shala ka arritur të certifikohet me sukses në një program prestigjioz ndërkombëtar. Froni ka përfunduar kursin shkencor “SPU30x: Super-Earths and Life” në platformën HarvardX, pjesë e Harvard University, duke dëshmuar njohuri të avancuara në fushën e astronomisë që në moshë të hershme. Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se, përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Froni ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi.
“Kjo certifikatë e verifikuar nuk dëshmon vetëm njohuritë e tij të thella në shkencë, por edhe përkushtimin, disiplinën dhe vullnetin për të ndjekur standardet më të larta ak