Përleshje mes Policisë së Kosovës dhe “Forcës”, ka edhe të arrestuar

Përleshje mes Policisë së Kosovës dhe “Forcës”, ka edhe të arrestuar Futboll Gazeta Express 10/05/2026 17:09 Me ndeshjen që ka nisur nga ora 16:00, Trepça po i bën konak Vushtrrisë, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë. Para ndeshjes, ishte bërë me dije se tifogrupi “Forca” i Vushtrrisë do të marrë rrugën drejt Mitrovicës, më saktëisht stadiumit “Riza Lushta”, për ndeshjen ndaj Trepçës. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi Policia e Kosovës u doli në rrugë si pengesë.

Madje, pati përleshje mes Policisë dhe tifogrupit vushtrrias. Në një video të publikuar nga emisioni “Kampionët” shihet përleshja mes dy palëve. “Forca” nuk u lejua të vazhdojë më tutje, dhe madje është njoftuar edhe për persona të arrestuar.

/GazetaExpress/ Topics: #ndeshjen #mes #dhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *