Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, në Durrës, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00. Sipas informacioneve nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve. Gjithashtu, kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e automjeteve si dhe një tjetër pasagjer.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët, sipas policisë, rezultuan se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur./euronews/ Shqipëri Lajme Topics: #pasagjer #drejtuesit #automjeteve