Kolagjeni përbën rreth 75 për qind të peshës së thatë të lëkurës. Me fjalë të thjeshta, ai është “skeleti mbështetës” që e mban lëkurën të fortë dhe në formë. Me kalimin e moshës, nivelet e kolagjenit fillojnë të ulen, gjë që sjell ndryshime të dukshme në lëkurë.
Në fakt, pas moshës 25 vjeç, humbim rreth 1% të kolagjenit çdo vit. Kur lëkura humbet elasticitetin, fillojnë të shfaqen poret më të mëdha dhe rrudhat. Sipas mjekes estetike Sophie Shotter, kolagjeni është një proteinë shumë e rëndësishme që mban fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës.
Me kalimin e kohës, qelizat që prodhojnë kolagjen bëhen më pak aktive. Faktorët që e përshpejtojnë humbjen e tij janë ekspozimi në diell, ushqimi i dobët, stresi dhe ndryshimet hormonale, veçanërisht gjatë menopauzës. Shenjat kryesore të humbjes së k